Kina, partneri më i rëndësishëm për portet detare gjermane në trafikun e kontejnerëve
2023-03-11 17:51:03

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina ishte partneri më i rëndësishëm për portet detare gjermane në trafikun e kontejnerëve në vitin 2022, duke llogaritur më shumë se një të pestën e xhiros së kontejnerëve të vendit, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis), citon “Xinhua”.

Rreth 3 milionë njësi TEU (njësi kontejnerike) nga Kina u trajtuan në portet detare të ekonomisë më të madhe të Europës vitin e kaluar, 3.2 për qind më pak se një vit më parë, sipas shifrave zyrtare.

Në të njëjtën kohë, xhiroja totale e kontejnerëve në portet detare gjermane ra me 6.3 për qind në baza vjetore në 13.9 milionë TEU. Xhiroja e kontejnerëve mbeti nën nivelet para pandemisë të vitit 2019.

Foto:VCG

Foto:VCG

Arsyet e mundshme për rënien ishin kufizimet e lidhura me Covid-19 për shkak të bllokimeve, problemeve të zinxhirit të furnizimit si dhe mbingarkesës në transportin me kontejnerë, bëhet e ditur në deklaratën e Destatis.

Tre portet kineze ishin ndër pesë portet më të mira partnere ndërkombëtare të Gjermanisë për trafikun e kontejnerëve në vitin 2022. Shangai ishte porti partner më i rëndësishëm në përgjithësi me 893.000 TEU, Ningbo dhe Shenzhen pasuan në vendin e tretë dhe të pestë me respektivisht 508.000 TEU dhe 391.000 TEU.

Në shkurt, porti më i madh universal i Gjermanisë, Porti i Hamburgut, njoftoi se Kina mbetet partneri i saj kryesor tregtar me një diferencë të madhe. Vitin e kaluar, porti trajtoi 2.46 milionë TEU nga Kina, vetëm pak më pak se në vitin 2021, bëri të ditur “Port of Hamburg Marketing”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina ka qenë partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë për shtatë vjet me radhë. Në vitin 2022, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis dy vendeve u rrit 20.9 për qind në baza vjetore në 297.9 miliardë euro (315.8 miliardë dollarë amerikanë), sipas Destatis. (Irma)