Situata botërore po përjeton ndryshime të ndërlikuara. Kina, duke zbatuar konceptin e zhvillimit paqësor, ka fituar vlerësimin dhe mbështetjen e mjaft vendeve të ndryshme. Modernizimi i stilit kinez i bazuar mbi këtë ide pritet të shtojë më shumë energji pozitive për begatinë globale me anën e bashkëpunimit shumëpalësh.
Foto:VCG
Siç tha kryediplomati Qin Gang në konferencën e shtypit të organizuar ditët e fundit në kuadrin e dy sesioneve vjetore, ngjarja më e rëndësishme politike e vitit në Kinë, “Modernizimi i stilit kinez nuk mbështetet mbi luftë, as kolonializëm, as grabitje. Ne ndjekim një rrugë me paqe, zhvillim, bashkëpunim, leverdi të ndërsjellë dhe bashkëekzistencë harmonike mes njeriut e natyrës, e cila është një rrugë krejtësisht e re që ndryshon nga ajo e stilit perëndimor”.
Modernizimi paqësor i Kinës jo vetëm që krijon mjedis të mirë për zhvillimin e saj, por edhe ndan shanse zhvillimi me botën e jashtme. Gjatë ndërtimit të iniciativës “Një brez, një rrugë”, në Senegal, ekspertët kinezë u mësojnë banorëve fshatarë teknikat bashkëkohore bujqësore, në Laos hekurudha Kinë-Laos ka hapur një kanal drejt transportimit detar për këtë vend tokësor, ndërsa në Kenia hekurudha Mombasa–Nairobi ka rritur mbi 2 për qind rritjes ekonomike të vendit...
Foto:VCG
Lidhur me këtë, anëtari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, organi më i lartë këshillimor politik i Kinës, komentoi se “Kurrë nuk themi se Kina synon të zëvendësojë dikë tjetër. Por shpresojmë që zhvillimi ynë të mund t’i sjellë edhe popujve të tjerë të botës mundësi për përmirësimin e jetës.”
Si ekonomia e dytë më e madhe botërore, Kina ndjek me vendosmëri politika të jashtme të pavarura dhe paqësore, strategji të hapjes me leverdi të ndërsjellë, duke luajtur gjithmonë rolin e saj si ndërtuese e paqes botërore, kontribuuese e zhvillimit global dhe ruajtëse e rendit ndërkombëtar.
Ndër të gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dërgoi më shumë paqeruajtës në misione. Në Mali, Kongo (Kinshasa), Sudanin e Jugut, Libi, Qipro etj., “helmetat blu” të Kinës u sjellin paqe dhe qetësi banorëve lokalë të përfshirë në konflikte.
Hekurudha Kinë-Laos(Foto:VCG)
Foto:VCG
Kina ka paraqitur një sërë nismash për të nxitur ndërtimin e komunitetit me fate të përbashkëta dhe demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, si “Iniciativa e Zhvillimit Global”, “Iniciativa e Sigurisë Globale” dhe dokumenti për “Zgjidhjen Politike të Krizës së Ukrainës” etj.
Kina është pjesëmarrëse e rëndësishme në bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha si beteja kundër terrorizmit, qeverisja digjitale, siguria biologjike, ndryshimi klimaterik etj. Është anëtare e pothuajse të gjitha organizatave ndërkombëtare ndërqeveritare. Kina është gjithmonë e gatshme të ofrojë projektet dhe mençurinë e saj për të përballuar sfidat botërore për të gjithë njerëzimin. (Zhang Yan)