Këngëtari Ardit Çuni u bë kohët e fundit pjesë e një sfide të “Tik-Tok-ut”, që për disa sekonda ai të fitonte rreth 250 mijë euro. Miliarderi i Tik- ToK, Adam Abraham e ndaloi krejt rastësisht këngëtarin shqiptar në rrugët e Londrës, duke e sfiduar që të këndojnte një këngë që i vinte ndër mend, e cila të përmbante fjalën “lose”. Nëse do të fitonte këtë sfidë, Arditi do të merrte një orë me vlerë 220.000 paund. Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Këngëtari Ardit Çuni menjëherë u bë pjesë e sfidës së Abrahamit të cilën që e fitoi, por ai tërhoqi edhe vëmendjen e të gjithë kalimtarëve në rrugë me këtë sfidë duke kënduar. Pas kësaj Arditi u shoqërua nga Adam në dyqan për të marrë orën qindra mijëra paund. Patjetër që kjo sfidë është duke bërë xhiron në rrjetet sociale, ku kalimtarët në rrugë edhe ndjekësit e komplimentuan Arditin për vokalin dhe për performancën e tij të shkëlqyer në pak minuta që ai u dhuroi, por njëkohësisht edhe duke e uruar për orën e re. Në atë moment, Adam Abraham mbeti i shtangur duke thënë: “Oh, ai e bëri këtë, unë humba 220 mijë paund”. Pasi e fitoi sfidën, Ardit Çuni u shoqërua për në një argjendari, ku do të pranonte një orë dore në vlerën e asaj shume.
Adam: Unë ju kam parë në televizor unë kam një sfidë për ty.
Arditi: Prit një sekondë… ju jeni bilioneri i Tik Tokut apo jo?
Adam: Jam me të vërtetë, të kam parë në televizor dhe kam një sfidë për ju. Për të fituar 220,000 paund.
Arditi: Po, unë jam gjithmonë në rregull me sfidat.
Adam: Unë do të zgjedh një fjalë dhe ti duhet ta këndosh këngën, le të mendojmë për një fjalë, për shembull me fjalën ‘Lose’.
Në atë moment, Adam Abraham mbeti i shtangur duke thënë: O Zot sapo humba 220,000 paund, le të shkojmë në dyqan dhe të blejmë një ‘Pante’.
Ardit Çuni është këngëtar dhe autor këngësh. Ai është një artist i ri mjaft i talentuar, i cili deri tani ka realizuar disa këngë të cilat janë pëlqyer nga publiku shqiptar. Arditi ka qenë pjesëmarrës në disa kompeticione muzikore dhe Talent show, ku ka treguar vlerat e tij muzikore. Ai ka qenë konkurent në X Factor Albania 1 në vitin 2012, por edhe në disa festivale, si “Top Fest”, “Kënga Magjike”, në “Netët e Klipit Shqiptar”, etj. VEVO, siç e dimë është networku që menaxhon videot e yjeve me famë botërore si: Rihanna, Lady Gaga etj.
Ata i kanë uruar fat Arditit për këtë produkt, duke qenë se ai është artisti shqiptar me një account në VEVO. Veç karrierës si këngëtar, ai ka qenë menaxher i delegacionit shqiptar në Eurovizion, i këngëtares përfaqësuese të Shqipërisë Anxhela Peristeri. Arditi është angazhuar edhe me të tjera projekte televizive si ‘Big Brother VIP’ dhe ‘Dancing With The Stars’. Përtej të qenit këngëtar, Arditi ka dhuntinë për të qenë një performues mjaft i mire, gjë që do ta ndihmojë shumë në karrierën e tij artistike.
Sava Lena