Stuhia e dëborës në Suedi shkaktoi probleme me trafikun
2023-03-10 10:39:37

Foto nga VCG

Transporti publik në dhe rreth kryeqytetit suedez, Stokholm, u ndërpre të mërkurën, pasi vendi u përfshi nga stuhi të forta.

Instituti Meteorologjik dhe Hidrologjik (SMHI) lëshoi një paralajmërim portokalli, pasi parashikonte deri në 30 cm borë dhe erëra të forta që mund të jenë një rrezik për publikun dhe të sjellin dëme serioze në pronë, shkruan “Xinhua”.

Duke parashikuar rrugët e bllokuara, Administrata Suedeze e Transportit i kërkoi njerëzve të punonin nga shtëpia nëse ishte e mundur dhe paralajmëroi shoferët që të mbanin batanije dhe veshje të ngrohta, si dhe ushqim dhe ujë në rast emergjence.

Komunat lokale kanë luftuar për të pastruar rrugët. Gjatë orëve të mëngjesit, rreth 70 linja autobusësh ishin anuluar në dhe rreth Stokholmit, veçanërisht përgjatë bregut lindor ku praktikisht të gjithë autobusët u anuluan, raportuan mediat lokale.

Aeroporti “Arlanda” i Stokholmit u prek gjithashtu. Sipas “Flightradar24”, 11 fluturime ishin anuluar deri në orën 10:00 dhe disa fluturime u vonuan.

Ndërsa stuhia nga Oqeani Atlantik përfshiu Suedinë jugore, pjesa perëndimore e vendit raportoi ndërprerje të rënda të trafikut dhe madje edhe aksidente. (Irma)