VCG
Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së publikoi të mërkurën rezultatin e hetimit për departamentin e policisë të Luisvilit në shtetin e Kentakit, lidhur me vrasjen me armë të afroamerikanes Breonna Taylor në vitin 2020, ku thuhet që, në disa vitet e mëparshme, ka pasur veprime sistematike të shkeljes së të drejtave civile, përdorim të tepruar të forcës e probleme të tjera në këtë departament.
Sipas hetimit, veprimet e policisë janë të paligjshme dhe antikushtetuese. Këto veprime përfshijnë një leje kontrolli shtëpie të pavlefshme, hyrjen e drejtpërdrejtë pa trokitur në derë dhe shkeljen e lirisë së shprehjes të personave që kritikojnë departamentin e policisë. Në raport thuhet se departamenti i policisë i Luisvilit ka ndjekur një model "radikal" në punën e vet për shumë vjet, veçanërisht ndaj afroamerikanëve dhe grupeve të tjera të dobëta. Këto veprime të paligjshme kanë mbetur të pakontrolluara për një kohë të gjatë.
Më 13 mars të vitit 2020, 26-vjeçarja afroamerikane Breonna Taylor u vra me armë nga polica në Luisvil. Policia hyri në mënyrë të papritur në apartamentin e saj mbi bazën e një "leje hyrjeje pa trokitur" dhe e qëlloi me 32 plumba. (Xu Guang)
VCG