Guterres dhe Zelensky bëjnë thirrje për zgjatjen e Iniciativës së Drithit të Detit të Zi
2023-03-10 17:18:39

Foto nga VCG 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, gjatë vizitës së tij në Kiev, bënë thirrje për zgjatjen e Iniciativës së Drithit të Detit të Zi, e cila përfundon më 18 mars, njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”, citon “Xinhua”.

Zelensky theksoi rëndësinë e nismës për sigurinë globale të ushqimit dhe tha se vazhdimi i saj pas 18 marsit është jashtëzakonisht i nevojshëm për të gjithë botën.

Guterres tha se në kuadër të kësaj nisme u eksportuan rreth 23 milionë tonë drithë, gjë që ndihmoi në uljen e çmimeve globale të ushqimeve.

“Do të doja të theksoja rëndësinë ekstreme të vazhdimit të Iniciativës së Drithit të Detit të Zi”,- tha Guterres.

Më 22 korrik 2022, Rusia dhe Ukraina nënshkruan veçmas një dokument në Stamboll me Turqinë dhe OKB-në për të lejuar Ukrainën dhe Rusinë të eksportojnë grurë dhe plehra për të siguruar furnizimet në tregjet globale në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Marrëveshja, që do të skadonte më 19 nëntor 2022, u zgjat edhe për 120 ditë të tjera. Guterres ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për zgjatjen e mëtejshme të marrëveshjes. (Irma)