Pesë ditë aktivitete në Elbasan për Ditën e Verës
2023-03-10 17:08:57

Foto nga ATSH

Elbasani, kryeqendra e Ditës së Verës, do të zhvillojë aktivitete festive për pesë ditë rresht.

Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Elbasan, duke filluar nga 10 marsi deri më 14 mars do të organizohen dhjetëra evente.

Për të shijuar këto larmi aktivitetesh me rastin e festës pagane, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, fton të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen dhe të shijojnë kënaqësinë e stinës së pranverës në Elbasanin e luleve dhe traditës, shkruan “ATSH”.

Edhe pse ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, festimet e Ditës së Verës e kanë kryeqendrën në Elbasan. Simboli i kësaj feste është ballokumja, ëmbëlsira tradicionale. (Irma)