Kina është e gatshme të punojë me partnerët globalë për të promovuar zhvillimin e gjelbër
2023-03-10 17:39:31

Kalimi për në energjinë e gjelbër nxit rrugën e Kinës drejt modernizimit, i cili ka nevojë për zhvillimin harmonik ndërmjet njeriut dhe natyrës. Udhëheqja kineze ka treguar vendosmërinë e vet për të mbrojtur mjedisin duke ruajtur rritjen e shpejtë. Të dhënat tregojnë se Kina kontribuoi për 40 % të uljes globale të lëshimeve të karbonit në vitin 2022.

Dhe përpjekjet po vazhdojnë. Kina ka ripohuar synimet për të arritur kulmin e lëshimit të karbonit deri në vitin 2030 dhe asnjanësimin e karbonit deri më 2060. Kina ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e mjedisit ekologjik dhe është e gatshme të punojë me partnerët globalë për të promovuar zhvillimin e gjelbër në mbarë botën.