Liderë të vendeve të ndryshme urojnë Xi Jinping-un për rizgjedhjen si presidenti i Kinës
2023-03-10 22:22:31

 

Zgjedhje në zhvillim e sipër në Pallatin e Madh të Popullit, Pekin, 10 mars 2023(Foto:Xinhua)

Pasditën e së premtes, liderë të vendeve të ndryshme si presidenti italian Sergio Mattarella, presidenti rus Vladmir Putin, kryetari i Komisionit të Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë Kim Jong Un, presidenti i Laosit Thongloun Sisoulith, mbreti kamboxhian Norodom Sihamoni, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, presidenti argjentinas Alberto Fernández dhe presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro dërguan mesazhe urimi Xi Jinping-ut për rizgjedhjen e tij në postin e presidentit të Republikës Popullore të Kinës.

Xi Jinping-u u zgjodh të premten president i Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës, në sesionin e parë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (parlamenti kinez), që po vijon punimet.(Zhang Yan)