“The Guardian”: Komuniteti amerikan i frikësuar nga rrjedhja rekord e metanit
2023-03-10 11:09:03

Foto nga VCG

Pas rrjedhjes më të madhe të metanit në historinë e Pensilvanisë dhe një nga më të këqijat e zbuluara ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, komuniteti lokal ka jetuar në tronditje dhe frikë, raporton “The Guardian”, citon “Xinhua”.

Disa javë pasi ndodhi rrjedhja në nëntor 2022, më shumë se një miliard metra kub metan dhe toksina të tjera u përhapën në atmosferë nga një pus i dëmtuar i depozitimit në një strukturë të vjetër të karburanteve fosile të drejtuar nga “Equitrans Midstream Corporation” në malin Rager në Jackson Township.

Sipas medias britanike, metani është një gaz i fuqishëm serrë që ngroh atmosferën e Tokës shumë më shpejt se dyoksidi i karbonit (CO2) dhe sot është përgjegjës për rreth 25 për qind të nxehtësisë së bllokuar nga të gjitha gazrat serrë,.

Nga llogaritjet deritanishme, rrjedhja në Jackson Township ishte ekuivalente me emetimet e ngrohjes së planetit nga djegia e më shumë se 1080 mjeteve hekurudhore me qymyr ose nga drejtimi i 360.000 makinave për një vit. Sipas “The Guardian”, rrjedhja e dëmshme dhe aroma e keqe u shkaktuan banorëve të zonës dhembje të forta koke, dhembje fyti, djegie të hundës, të përziera dhe privim gjumi, ndërsa kompania përpiqej të mbyllte rrjedhjen.

“Ne kemi një infrastrukturë të madhe të gazit të ndërtuar në të gjithë vendin, por nuk kemi fuqi apo burime për të rregulluar gjithçka që po ndodh; ky është perëndimi i egër. Ishte vetëm çështje kohe para se të ndodhte diçka si rrjedhja e madhe e malit Rager, dhe është vetëm një çështje kohe përpara një tjetër shqetësimi madhor”, citoi “The Guardian” të thoshte David Hess, ish-kreu i Departamentit të Shtetit për Mbrojtjen e Mjedisit. (Irma)