
Foto nga VCG
Fondit të BE-së prej 724 miliardë eurosh (765 miliardë dollarë) për rimëkëmbjen nga Covid-19 i mungon llogaridhënia, bëri të ditur përmes një raporti mbikëqyrësi më i lartë i buxhetit të BE-së, raporton “ATSH”.
“Vendet e BE-së janë të detyruara të sigurohen që paratë e disbursuara mos të bien viktimë e mashtrimit, korrupsionit, konfliktit të interesit apo financimit të dyfishtë”,- njoftoi Gjykata Europiane e Audituesve (ECA).
“Komisioni Europian gjithashtu duhet të vlerësojë kontrollet e secilit vend, por ka shumë pak informacion të verifikuar përmes punës së tij, për ta bërë këtë në mënyrë të pavarur”, thuhet në një deklaratë të ECA-së.
“ECA paralajmëroi se mospërputhja me rregullat kombëtare dhe të BE-së vihet re në programet e tjera të shpenzimeve të BE-së dhe përbën një rrezik serioz”, thuhet në njoftimin për shtyp.
“Besimi i qytetarëve të BE-së varet nga nga siguria se paratë e tyre po shpenzohen siç duhet”,- tha presidenti i ECA-së, Tony Murphy.
Mbikëqyrësi i buxhetit i bëri thirrje KE-së të përmirësojë llogaridhënien në nivel të BE-së për paratë e disbursuara. (Irma)
