Xi Jinping-u zgjidhet president i Kinës
2023-03-10 21:00:47

Xi Jinping-u u zgjodh të premten president i Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Republikës Popullore të Kinës, në sesionin e parë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (parlamenti kinez), që po vijon punimet.

Presidenti Xi Jinping bën betimin para Kushtetutës, 10 mars 2023(Foto:Xinhua)

Në orën 9 të paradites së të premtes në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, pjesëmarrësit në mbledhjen e tretë plenare të sesionit të parë të organit më të lartë ligjvënës çelën agjendën e ditës, duke përfshirë votimet për projektligjin e reformimit të institucioneve të qeverisë, zgjedhjen e presidentit të vendit dhe të kryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak, të kryeparlamentarit, zv.kryeparlamentarëve, sekretarit të përgjithshëm të parlamentit, si edhe të zv.presidentit.

Zgjedhje në zhvillim e sipër, Pallat i Madh i Popullit, Pekin, 10 mars 2023(Foto:Xinhua)

Pas votimit, Xi Jinping-u u rizgjodh president dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të vendit, duke nisur mandatin e tij të tretë pesëvjeçar në këto dy poste. Ndërsa Zhao Leji u zgjodh kryeparlamentar dhe Han Zheng zv.president.

Pas shpalljes së rezultateve, të zgjedhurit bënë betimin para Kushtetutës në prani të mbi 2 900 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Kryeparlamentari Zhao Leji bën betimin para Kushtetutës, 10 mars 2023(Foto:CMG)

Zv. presidenti Han Zheng bën betimin para Kushtetutës, 10 mars 2023(Foto:CMG)

2952 ndër 2977 deputetët morën pjesë në votimin e së premtes, shifër kjo që është në përputhje me rregulloren.Po të premten, Wang Huning u zgjodh kryetari i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, organ më i lartë këshilltar politik i Kinës.