foto nga VCG
Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe mbreti i Spanjës Felipe VI dërguan të enjten mesazhe të ndërsjella urimi, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Spanjës.
Xi Jinping-u vuri në dukje se gjatë këtij gjysmëshekulli, duke ndjekur frymën e respektit të ndërsjellë dhe të barazisë e leverdisë reciproke, të dyja palët kanë thelluar miqësinë, kanë nxitur bashkëpunimin, kanë krijuar e zhvilluar partneritetin e gjithanshëm strategjik dhe u kanë sjellë të dy popujve të mira thelbësore.
Xi theksoi gjithashtu se ai i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-spanjolle dhe është i gatshëm që të përpiqet bashkë me Madhërinë e Tij, mbretin Filipe VI, duke e shfrytëzuar 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike si pikënisje të re, për konsolidimin e besimit politik të ndërsjellë, zgjerimin e bashkëpunimit me leverdi reciproke, shtimin e miqësisë ndërmjet popujve dhe vijimin e kapitullit të ri të bashkëpunimit miqësor Kinë-Spanjë.
Ndërsa mbreti spanjoll Filipe VI u shpreh në mesazhin e tij të urimit se, gjatë 50 vjetëve, marrëdhëniet Spanjë-Kinë kanë pasur një zhvillim normal, bashkëpunimi në fusha të ndryshme është nxitur vazhdimisht dhe miqësia ndërmjet dy popujve është shtuar më tej. Ai shprehu besimin se, duke shfrytëzuar këtë rast, të dyja vendet do të zgjerojnë shkëmbimet e gjithanshme miqësore e bashkëpunimin pragmatik dhe do të përballojnë bashkërisht sfidat globale, si ndryshimi i klimës etj. (Wang Lei/ Artan)