Biden-i po shqyrton mundësinë e rifillimit të politikës së ndalimit të familjeve të imigrantëve të paligjshëm
2023-03-09 16:56:57

foto nga VCG

Një grup imigrantësh pritën për trajtim pas kalimit të kufirit në Jugun e ShBA-së, më 23 janar 2023/ foto nga VCG

Sipas njoftimit të ditëve të fundit të gazetës amerikane "The New York Times", administrata e presidentit amerikan Joe Biden po merr parasysh rifillimin e politikës së ndalimit të familjeve të imigrantëve të paligjshëm. Kjo politikë u zbatua gjatë mandatit të presidentit Trump dhe u ndalua pas ardhjes së Biden-it në Shtëpinë e Bardhë. Nëse kjo politikë do të rinisë, ajo do të shënojë "përmbysjen rrënjësore" të politikës së imigracionit të Biden-it.

Duke iu referuar fjalëve të katër zyrtarëve të administratës së tanishme dhe administratës së mëparshme amerikane, agjencia "Reuters" njoftoi se administrata e presidentit Biden po "vë në tryezë" alternativa të ndryshme politike. Krahas ndalimit të familjeve të imigrantëve të paligjshëm, po shqyrtohet edhe mundësia për arrestimin e familjeve imigrante të urdhëruara të largohen nga ShBA-ja. Po ashtu, administrata e Biden-it planifikon të ndjekë një politikë të re të ngjashme me "urdhrin ekzekutiv të ndalimit të kalimit të kufirit" të periudhës së Trump-it, që u kërkon atyre që hyjnë në ShBA nga kufiri jugor të paraqitin kërkesë për azil në vendet e kalimit, si Meksika etj. Para kësaj, "urdhri ekzekutiv i ndalimit të kalimit të kufirit" u ndalua nga Gjykata Federale për shkelje ligjore.

Sipas njoftimit të "Reuters", kur mori postin në vitin 2021, Bideni premtoi ta ndryshonte politikën e rreptë të imigracionit të Trump-it, por sot po "përqafon" një pjesë të politikës së paraardhësit të vet e kjo po shkakton shtimin e numrit të të arrestuarve në kufi.