Sektorët digjitalë të platformave rritin PBB-në e Kinës
2023-03-09 09:21:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shkalla e ekonomisë digjitale në Kinë arriti në 45.5 trilionë juanë në vitin 2021, duke u renditur e dyta në mbarë botën dhe përbënte 39.8 për qind të PBB-së së vendit, sipas një libri të bardhë të publikuar nga Akademia e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kinës. Ekspertët theksojnë rëndësinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në stabilizimin e rritjes ekonomike, zgjerimin e punësimit dhe forcimin e inovacionit teknologjik.

 

Objektivi i Kinës për lehtësimin e zhvillimit të ekonomisë digjitale dhe kompanive të platformës dhe përshpejtimin e digjitalizimit të industrive do të ndihmojë në promovimin e integrimit të thellë të ekonomive digjitale dhe reale dhe do të injektojë një shtysë të fortë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit, theksojnë këshilltarët politikë kombëtarë dhe ekspertët e industrisë.

 

Komentet e tyre erdhën pasi në raportin e punës së qeverisë për këtë vit thuhet se Kina do të përpiqet të zhvillojë më mirë ekonominë digjitale, të rrisë mbikëqyrjen e rregullt dhe të mbështesë rritjen e ekonomisë së platformës. Vendi do të përshpejtojë digjitalizimin e industrive tradicionale dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për t'i bërë ato të një niveli më të lartë, më të zgjuar dhe më miqësore me mjedisin, thuhet në raport.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

“Integrimi i thelluar i ekonomive digjitale dhe reale është i favorshëm për forcimin e qëndrueshmërisë dhe vitalitetit të ekonomisë dhe promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të vendit”,- deklaroi Cao Peng, anëtar i Komitetit Kombëtar të 14-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe kryetar i komitetit të teknologjisë së platformës së tregtisë elektronike “JD”.

 

Në propozimin e tij për dy sesionet e këtij viti, Cao bëri thirrje për një angazhim më të madh për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të reja me teknologji digjitale të fundit dhe modelet inovative të biznesit, si dhe për forcimin e transformimit digjital të industrive tradicionale.

 

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë së zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, duke thënë se vendi duhet të përshpejtojë ndërtimin e sistemeve të zgjuara të zinxhirit të furnizimit, të inkurajojë inovacionin në teknologjitë e zinxhirit të furnizimit dhe të kultivojë ndërmarrjet e shërbimit teknologjik me konkurrencë globale.

 

“Duhet të bëhen më shumë përpjekje për të inkurajuar transformimin digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e inovacionit teknologjik”,- deklaroi Wang Jian, anëtar i Komitetit Kombëtar të 14-të të KKPPK-së.

 

Wang, i cili është gjithashtu kryetar i komitetit drejtues të teknologjisë në kompaninë “Alibaba Group Holding Ltd”, sugjeroi se vendi duhet të rrisë mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në drejtim të politikave, financave dhe shërbimeve dhe të optimizojë mjedisin e biznesit. Ai tha se pasi “cloud computing” shërben si themeli i ekonomisë digjitale, fuqia kompjuterike pritet të bëhet kompetenca thelbësore për ndërmarrjet në të ardhmen.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Alibaba” po shton përpjekjet për të përdorur teknologjitë digjitale për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për të përshpejtuar transformimin industrial në një përpjekje për të fuqizuar më mirë ekonominë reale. Sektori i “cloud computing”, i cili konsiderohet si një mundësi kyç për digjitalizimin e industrisë, po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në peizazhin e përgjithshëm të biznesit të kompanisë.

 

Shkalla e ekonomisë digjitale në Kinë arriti në 45.5 trilionë juanë (6.6 trilionë dollarë) në vitin 2021, duke u renditur e dyta në mbarë botën dhe përbënte 39.8 për qind të PBB-së së vendit, sipas një libri të bardhë të publikuar nga Akademia e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kinës.

 

Zhou Hongyi, anëtar i Komitetit Kombëtar të 14-të të KKPPK-së dhe themelues i kompanisë së sigurisë kibernetike “360 Security Group”, theksoi rëndësinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në stabilizimin e rritjes ekonomike, zgjerimin e punësimit dhe forcimin e inovacionit teknologjik. Megjithatë, sipas tij, ata po përballen me presione dhe sfida në rritje nga mungesa e kapitalit, talentit dhe teknologjisë.

 

Teknologjitë inovative digjitale si të dhënat e mëdha, “cloud computing” dhe inteligjenca artificiale po gjejnë një gamë të gjerë aplikimesh në industri të ndryshme dhe po integrohen me ekonominë reale, tha Long Haibo, studiues në Qendrën Kërkimore të Zhvillimit të Këshillit të Shtetit.