Presidiumi i sesionit vjetor të AKP-së mban mbledhjen e dytë
2023-03-09 15:10:21
Foto nga Xinhua
Presidiumi i sesionit të parë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës në Kinë, zhvilloi mbledhjen e dytë të mërkurën.
Në këtë mbledhje u vendos t'u paraqiten një numër i madh dokumentesh të gjitha delegacioneve për diskutim.
Dokumentet përfshijnë projektrezoluta mbi raportin e punës së qeverisë, mbi zbatimin e planit kombëtar të zhvillimit ekonomik e shoqëror në vitin 2022 dhe planin për vitin 2023, mbi zbatimin e buxheteve qendrore e vendore më 2022 dhe buxhetet për vitin 2023, si dhe një projektvendim mbi rishikimin e Ligjit të Legjislacionit.
Presidiumi vendosi gjithashtu të paraqesë një projektmetodë mbi zgjedhjen dhe emërimin në të gjitha delegacionet për diskutim.
Lajmet Kryesore