< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Udhëheqësi i lartë kinez u bashkohet diskutimeve me këshilltarët politikë nga Hong-Kongu e Makaoja
2023-03-09 14:54:17

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Udhëheqësi i lartë kinez Wang Huning iu bashkua të mërkurën diskutimeve të këshilltarëve politikë nga rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe Makaos gjatë sesionit të parë të Komitetit Kombëtar të 14-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Wang bëri thirrje për forcimin e besimit në zhvillimin e dy rajoneve të posaçme administrative e të mbarë vendit dhe për të shfrytëzuar plotësisht rolin e veçantë të Hong-Kongut e Makaos në përparimin e rilindjes së kombit kinez në të gjitha frontet nëpërmjet rrugës kineze të modernizimit.

Ai theksoi rëndësinë e zbatimit plotësisht, besnikërisht dhe vendosmërisht të politikës "Një vend, dy sisteme", sipas së cilës banorët e Hong-Kongut administrojnë Hong-Kongun dhe banorët e Makaos administrojnë Makaon, me një shkallë të lartë autonomie.

Wang u bëri thirrje këshilltarëve politikë të marrin një pjesë aktive në mbrojtjen e sigurisë kombëtare, nxitjen e zhvillimit, trajtimin e shqetësimeve e të vështirësive të njerëzve në jetën e përditshme dhe bashkimin e diturisë e të forcës për të siguruar suksesin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të politikës "Një vend, dy sisteme".

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree