Kryeministri sllovak largohet nga partia e tij përpara zgjedhjeve të parakohshme
2023-03-08 16:08:13

Foto nga VCG

Kryeministri në detyrë i Sllovakisë, Eduard Heger, njoftoi largimin nga partia e tij OLaNO, disa muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të planifikuara për në shtator.

“Historia ime në OLaNO përfundon sot”, - shkroi Heger në një postim në “Facebook”, duke shtuar se roli dhe misioni i tij në parti ishte përmbushur, përcjell “CGTN”.
“Unë kam vizionin tim për politikën. E di që nëse dua ta përmbush atë, duhet të eci rrugën time”,- shtoi Heger. (Elona)