Foto nga VCG
Kryetari i Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore Li Zhanshu mbajti të martën një raport pune në sesionin e parë të legjislaturës së 14-të të AKP-së, kur kërkohet përmirësimi i sistemit të asambleve popullore dhe forcimi i demokracisë popullore në mbarë procesin.
Demokracia popullore në mbarë procesin është një model i demokracisë socialiste që mbulon të gjitha aspektet e procesit demokratik dhe të gjithë sektorët e shoqërisë, sipas një libri të bardhë të titulluar "Kina: Demokracia që funksionon", të publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës në vitin 2021.
AKP-ja dhe komiteti i përhershëm i saj kanë mbetur të përkushtuar ndaj udhëheqjes së Partisë, pozicionit të popullit si zot i vendit dhe qeverisjes bazuar në ligj, u tha në raport.
Li Zhanshu theksoi se mandati pesëvjeçar i Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 13-të të AKP-së përkon me një periudhë "ndryshimi të madh historik", në të cilin kauza e Partisë dhe e vendit po lulëzon.
Duke folur për arritjen më të rëndësishme të Komitetit të Përhershëm të AKP-së gjatë pesë vjetëve, Li theksoi se koncepti i demokracisë popullore në mbarë procesin shpjegon thellësisht përmbajtjen bazë, karakteristikat thelbësore dhe parimet themelore të demokracisë socialiste në Kinë.
Më 2021 u mbajt në Pekin një konferencë qendrore mbi punën lidhur me asambletë popullore. Presidenti kinez Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) theksoi në këtë konferencë se demokracia popullore në mbarë procesin në Kinë "jo vetëm ka një grup institucionesh e procedurash të plota, por edhe pjesëmarrje e praktika të plota."
"Kjo është demokracia socialiste më e gjerë, më e vërtetë dhe më e efektshme," theksoi Xi.
Ndërkohë, raporti i punës vë në dukje se legjislatura e 13-të e AKP-së ka siguruar zbatimin e plotë të Kushtetutës dhe ka mbështetur autoritetin dhe paprekshmërinë e saj gjatë mandatit pesëvjeçar.
Gjatë pesë vjetëve të fundit, janë bërë përmirësime në Kushtetutë dhe ligje të tjera të rëndësishme, vihet në dukje në raport.
Në veçanti, AKP-ja miratoi amendamentin kushtetues, në të cilin bëhet e qartë se udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës është tipari themelor i socializmit me karakteristika kineze dhe përcaktohet rolin udhëheqës i Mendimit të Xi Jinping-ut mbi Socializmin me Karakteristika Kineze për një Epokë të Re në veprimtaritë politike dhe shoqërore të Kinës.