ShBA-ja, kostoja e huamarrjes shënon rekord në 15 vjet
2023-03-08 16:46:16

VCG

VCG

Sipas njoftimeve të 3 marsit të medies financiare britanike, muajin e kaluar të dhënat e inflacionit e kanë çuar koston e huamarrjes në ShBA në nivelin më të lartë brenda 15 vjetëve, duke shkaktuar debat se sa duhen ngritur normat e interesit për të frenuar rritjen e çmimeve të konsumit.

Tani norma e interesit e bonove amerikane të thesarit me maturim dyvjeçar është 4.94%, sa niveli i vitit 2007 para shpërthimit të krizës financiare globale. Normat e interesit të bonove 10-vjeçare dhe 30-vjeçare e kanë kaluar nivelin 4% qysh nga nëntori i vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara në javët e fundit, niveli i inflacionit në ShBA e kalonte parashikimin e ekonomistëve, duke sjellë presionin e rritjes së mëtejshme të normave të interesit nga Rezerva Federale amerikane. Shumë ekonomistë nuk i parashikonin të dhënat e forta të ekonomisë amerikane brenda një kohe aq të shkurtër.

VCG

VCG

Raporti për punësimin në ShBA, i publikuar në fillim të shkurtit, tregon që më shumë se 500 mijë vende të reja pune u shtuan në janar, që është tre herë më e lartë se parashikimi i ekonomistëve. Prandaj, këto të dhëna ekonomike të marra së bashku kanë tronditur shpresat për ndalimin e rritjes së normave të interesit nga Rezerva Federale. (Xu Guang)