Begaj - Stoltenberg: Shqipëria, rol aktiv në stabilitetin e Ballkanit
2023-03-08 17:21:48

Foto nga RTSH

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mendon se politika e dyerve të hapura e NATO-s do të sjellë vlera të shtuara për Aleancën. Nga selia e NATO-s, në një konferencë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg, presidenti Begaj tha se zgjerimi i aleancës është detyrim dhe se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës, citon “RTSH”.

“Është i rëndësishëm forcimi i grup-batalioneve në krahun lindor të NATO-s. Zgjerimi i aleancës është detyrim. Në koordinim të plotë me aleancën, Shqipëria qëndron në krah dhe do të vazhdojë që ta mbështesë atë. Në cilësinë e anëtarit të përhershëm ne do të vijojmë që të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit për Ukrainën”,- tha Begaj.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerësoi rolin e Shqipërisë në aleancë dhe në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit.

Stoltenberg tha se NATO-ja është e angazhuar përkrah Shqipërisë, si në rastin e sulmeve kibernetike dhe me investimet në bazën e Kuçovës. (Elona)