Vlera e përgjithshme e logjistikës shoqërore të Kinës vitin e kaluar arriti në 347.6 trilionë juanë, të ardhurat e përgjithshme nga logjistika në 12.7 trilionë juanë, dhe tregu kinez i logjistikës u radhit i pari në botë për 7 vjet radhas nga ana e përmasës, bëri të ditur Federata e Logjistikës dhe Blerjeve e Kinës. Numri i ndërmarrjeve logjistike të nivelit A arriti mbi 9 mijë dhe të ardhurat e 50 ndërmarrjeve kryesore kineze të logjistikës kanë shkuar në rreth 2 trilionë juanë, teksa një numër ndërmarrjesh kineze të logjistikës ka konkurrueshmëri ndërkombëtare.
Foto: VCG
Kryetari i Federatës së Logjistikës dhe Blerjeve të Kinës He Liming u shpreh se, për të zhvilluar sistemin modern të logjistikës duhet punuar në disa fusha. Duhet të mbrohen mirë të drejtat e punonjësve të logjistikës, duke përfshirë drejtuesit e automjeteve, dërguesit e pakove e të ushqimeve etj. Duhet të thellohet bashkërendimi midis departamenteve të ndryshme dhe politikave të ndryshme, të shmangen kontrollet e përsëritura shumëpalëshe e të forcohet transformimi digjital i infrastrukturave tradicionale, si hekurudhat, aeroportet, portet etj. Kina do të mbështetë ndërtimin e stacioneve dhe magazinave inteligjente, do të shtojë bashkërendimin e burimeve të ndryshme logjistike dhe do të nxitë në mënyrë aktive aplikimin e pajisjeve inteligjente logjistike, si dërgesa pa pilot, portet pa pilot, robotët e magazinimit etj. Gjithashtu, do të mbështetet zhvillimi i platformave të logjistikës të digjitalizuar në internet dhe do të nxitet zhvillimi i logjistikës së jetesës, si logjistika në kohë reale, logjistika e tregtisë elektronike dhe dërgesat brenda qytetit, duke përmbushur kërkesën e njerëzve për logjistikë konsumi të larmishme e të personalizuar. Kina do të bashkërendojë dhe nxitë integrimin e logjistikës inteligjente me internetin industrial, për të rritur aftësinë e shërbimeve të ndërmarrjeve logjistike gjatë gjithë procesit, të cilat mund të integrohen më mirë në zinxhirët e industrisë dhe të furnizimit. (Li Huailiang/Artan)
Foto: VCG