Zëdhënësi gjerman: Shpërthimet e gazsjellësve “Nord Stream”, ende në hetim
2023-03-08 20:53:05

Zëdhënësi i qeverisë gjermane i tha të mërkurën medies se e ka vënë re raportin e fundit mbi shpërthimet e gazsjellësve “Nord Stream”. Prej tetorit të vitit të kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i Gjermanisë, Peter Frank, ka nisur hetimet për këtë çështje. Suedia dhe Danimarka gjithashtu po vazhdojnë hetimet e tyre, shtoi zëdhënësi. Ditët e fundit, Suedia, Danimarka dhe Gjermania e njoftuan Këshillin e Sigurimit të OKB-së se po vazhdojnë hetimet, por deri tani nuk kanë dalë rezultate.

Foto: VCG

Foto: VCG

Ditët e fundit, media gjermane raportoi që hetimet e palës gjermane tregojnë se shpërthimet janë bërë nga pala ukrainase. Megjithatë, Kievi e mohon kategorikisht të ketë ndonjë lidhje me incidentin. (Li Huailiang/Artan)