BE-ja kërkon ndalimin e makinave me benzinë e naftë për një qasje të gjelbër
2023-03-08 11:07:13

Foto nga VCG

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Brukseli zyrtar duhet t'i përgjigjet sfidës së paraqitur nga subvencionet e gjelbra të SHBA-së dhe të avancojë me shpejtësi një ligj për heqjen e motorëve me djegie nga viti 2035.  

Von der Leyen tha se Akti i Zvogëlimit të Inflacionit në SHBA, ose IRA, do të nënkuptonte përjashtime të mëdha tatimore për çdo teknologji të gjelbër të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.  

Ajo vuri në dukje se ligji i Bashkimit Europian, që pritet brenda dy javëve të ardhshme, do të ndihmojë rrugën për tranzicionin e gjelbër të bllokut. Sipas saj, mungesa e fuqisë punëtore të specializuar në këtë sektor është një frenim i rritjes.  

Objektivat e politikës klimaterike të BE-së synojnë të reduktojnë emetimet e gazeve serrë nga sektori i transportit për të përmbushur objektivin e bllokut për t'u bërë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.  

Von der Leyen udhëtoi për në Gjermani për të kërkuar heqjen e bllokimit gjerman mbi ligjin e propozuar të BE-së, që do të ndalonte shitjen e makinave me benzinë ose naftë nga viti 2035, raportoi agjencia e lajmeve “Reuters”, citon “China Daily”.  Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi të dielën se ai mbështet deklaratën e ministrit gjerman të Transportit, Volker Wissing, për të bllokuar votimin përfundimtar mbi ndalimin e BE-së për automjetet me motor me djegie.  

Një votim përfundimtar nga ministrat e BE-së që ishte caktuar për të martën është shtyrë.  

Javën e kaluar, Wissing tha se Gjermania nuk ishte në gjendje të votonte në favor të një marrëveshjeje të BE-së që do të sillte një ndalim “de facto” dhe ai argumentoi se blloku duhet të jetë i kujdesshëm në lidhje me imponimin e zgjidhjeve në industri. (Elona)