Kina po eksploron metodat e reja të demokracisë popullore në mbarë procesin
2023-03-08 15:37:43

Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) theksoi se zhvillimi i demokracisë popullore në mbarë procesin është një kërkesë thelbësore e modernizimit kinez. Nga pikat bazë legjislative deri te zgjedhja e përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) dhe e anëtarëve të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), demokracia e stilit kinez shfaqet kudo. Gjatë "dy sesioneve" kombëtare të Kinës, përfaqësuesit e popullit mbledhin në shkallë të gjerë opinionin publik dhe paraqitin kërkesat e shtresave të ndryshme shoqërore, për të integruar dëshirat dhe aspiratat popullore në vendimmarrje dhe në projektin e nivelit të lartë kombëtar.


deputeti i Asamblesë Kombëtare Popullore Sheng Hong 

"Çfarë përpjekjesh të mëtejshme mund të bëhen në fushat e kujdesit ndaj të moshuarve, arsimimit të fëmijëve dhe mbrojtjes së mjedisit?" Opinionet e masave popullore mbi këto çështje po mblidhte deputeti i Asamblesë Kombëtare Popullore Sheng Hong gjatë bisedave me banorët e zonës së vet para hapjes së "dy sesioneve". Në vitin 2015 u formua pika bazë legjislative në rrugën "Hong Qiao" të distriktit "Chang Ning" të Shangait, ku banorët mund të paraqitin kërkesat e tyre. Si një punonjës i pikës bazë legjislative, Sheng Hong e vlerësoi rolin e kësaj pike kështu:

"Njohim situatën më parë, dëgjojmë opinionet gjatë procesit legjislativ dhe shikojmë gjendjen e zbatimit të ligjit më pas."

Pika bazë legjislative është një sistem krijues gjatë zhvillimit të demokracisë në mbarë procesin, është një praktikë konkrete për demokracinë nëpër tërë procesit. Deri tani, janë vendosur 31 pikat legjislative të provinciale, që mbulojnë mbi 5500 pika baze legjislative në tërë vendin, duke formuar strukturën e 3 niveleve, niveli kombëtar, niveli provincial dhe niveli qytetar.   

Zgjedhja e deputetëve të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës është zgjedhja demokratike në përmasë më të madhe në botë, që pasqyron konkretisht demokracinë popullore në mbarë procesin. Në legjislaturën e 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore janë zgjedhur 2977 deputetë, ku përfshihen 442 përfaqësues të pakicave kombëtare (14.85 %), 42 përfaqësues të kinezëve të kthyer nga jashtë vendit, 790 deputete femra (26.54 %) dhe 497 përfaqësues të punëtorëve e të bujqve (16.69%). Pra, këta deputetë janë nga sektorë të ndryshëm. Ambasadorja e Qipros në Kinë Martha A. Mavrommatis theksoi:
"Këta përfaqësues vijnë nga zonat e ndryshme e fshatrat e ndryshme. Çdonjëri prej tyre mund të shprehë mendimet e veta, të diskutojë si e çfarë mund të bëhet dhe se si të përmirësohet puna. Me sa di unë, ata kanë ardhur në dy sesionet për të diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme, si shoqërore, politike, rinore, arsimore, shëndetësore etj. Diskutimet e tyre do të nxitin zhvillimin dhe përparimin kombëtar."

Demokracia konsultative është një formë e rëndësishme e realizimit të demokracisë popullore në mbarë procesin. Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez (KKPPK) është një platformë e rëndësishme dhe organ i veçantë konsultativ për demokracinë konsultative socialiste. Në pesë vjetët e kaluar KKPPK-ja bënë shumë punë eksploruese e themelore në përmirësimin e sistemit të demokracisë konsultative. Zëdhënësi i sesionit të parë të legjislaturës së 14-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Guo Weimin publikoi këto të dhëna:

 

Zëdhënësi i sesionit të parë të legjislaturës së 14-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Guo Weimin

"Në pesë vjetët e fundit, janë paraqitur 29 mijë propozime dhe janë hartuar mbi 9000 raporte me mendimet e publikut nga fusha të ndryshme. Shumë nga propozime e sugjerime janë përfshirë në politikat kombëtare. KKPPK-ja i kushton vëmendje të madhe vënies në jetë të opinioneve konsultative dhe zbatimit të politikave."(Xu Guang)