Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, presidenti dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, Xi Jinping, theksoi të mërkurën pasdite se konsolidimi dhe përmirësimi i sistemit dhe aftësive të integruara strategjike kombëtare është gjendja, detyra dhe kërkesa e re e Komitetit Qendror për ndërtimin e një vendi të fortë dhe të një ushtrie të fortë. Xi i tha këto në mbledhjen plenare të delegacioneve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe Forcës së Policisë së Armatosur të Kinës, duke theksuar se kjo është gjithashtu vendosja strategjike për të koordinuar zhvillimin e sigurinë dhe zhvillimin e ekonomisë dhe të mbrojtjes kombëtare. Zbatimi i kësaj vendosjeje ka një rëndësi të madhe për ndërtimin e gjithanshëm të një vendi socialist modern, nxitjen e gjithanshme të përtëritjes së madhe të kombit kinez dhe realizimin e objektivit të njëqindvjetorit të ushtrisë, duke përshpejtuar krijimin e një ushtrie të klasit të parë botëror.
Pas fjalimeve të gjashtë deputetëve, Xi Jinping-u mbajti një fjalim të rëndësishëm. Ai theksoi se për të konsoliduar dhe përmirësuar sistemin dhe aftësitë e integruara strategjike kombëtare, duhet bërë shumë punë në integrimin dhe maksimizimin e aftësive strategjike kombëtare. Xi vuri në dukje gjithashtu se reforma dhe inovacioni duhet të jenë forca shtytëse. Vitet e fundit, me zbatimin e vendosjeve të Komitetit Qendror dhe nxitjen bashkërisht të reformave të mëdha dhe të rëndësishme, palët e përfshira kanë marrë rezultate të frytshme.
Para mbledhjes, Xi Jinping-u u takua me të gjithë deputetët e delegacioneve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe Forcës së Policisë së Armatosur të Kinës dhe bëri një foto së bashku me ta. (Li Huailiang/Artan)