16.000 mjellma dimëruese në ligatinën e Kinës veriore kthehen në Siberi
2023-03-08 17:26:01

Foto nga VCG

Rreth 16.000 mjellma të bardha që migruan për dimër në një nga ligatinat në provincën Shanxi të Kinës veriore, tani po kthehen në Siberi për shkak të rritjes së temperaturave lokale.

Mjellmat në Kinë janë shpendë me mbrojtje të nivelit të dytë, por konsiderohen specie të pambrojtura globalisht.

“Çdo vit nga fundi i shkurtit deri në fillim të marsit, mjellmat migrojnë në veri kur temperatura maksimale rritet mbi 10 gradë Celsius”,- tha Wang Chao, kreu i stacionit të ruajtjes së kafshëve të egra në kontenë Pinglu, Shanxi, citon “Xinhua”.

Në vitin 2012, Pinglu u emërua “Konteja e Mjellmave të Kinës” nga Shoqata e Ruajtjes së Jetës së Egër të Kinës.

Vitet e fundit, me përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit ekologjik të ligatinave, numri i mjellmave të bardha që dimërojnë atje çdo vit i ka kaluar 10.000.

Ligatina, që mbulon mbi 6000 hektarë, ka një klimë të këndshme dhe ushqim të bollshëm dhe është një nga tre habitatet kryesore dimërore të Kinës për mjellmat e bardha. (Elona)