Masat që duhen marrë për tërheqjen dhe shfrytëzimin e investimeve të huaja direkte
2023-03-08 10:31:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspertët mendojnë se ekonomia digjitale, zhvillimi i gjelbër dhe inovacioni teknologjik janë bërë motorë të rinj për të përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike globale. Sipas tyre, Kina pritet të luajë një rol më të madh në tërheqjen e talenteve globale dhe investimeve të huaja në këto fusha. Ata shprehen se Kina ka siguruar të drejtat dhe interesat e investitorëve të huaj dhe pritet të krijojë një mjedis më të mirë biznesi për kompanitë e huaja.

 

Masat që duhen marrë për tërheqjen dhe shfrytëzimin e investimeve të huaja direkte

 

Kina do të vazhdojë përpjekjet për të tërhequr dhe përdorur më shumë investime të huaja këtë vit, thuhet në Raportin e Punës së Qeverisë të dorëzuar të dielën në legjislaturën kombëtare për shqyrtim.

 

Raporti rekomandoi disa masa për të arritur këtë qëllim, duke përfshirë zgjerimin e aksesit në treg, hapjen e sektorit të shërbimeve moderne, sigurimin e trajtimit kombëtar dhe përmirësimin e shërbimeve për kompanitë e financuara nga jashtë dhe lehtësimin e nisjes së projekteve historike të financuara nga jashtë.

 

Sipas raportit, vendi do të ndërmarrë hapa aktivë për t'iu bashkuar Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor dhe marrëveshjeve të tjera ekonomike dhe tregtare me standarde të larta dhe do të zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale duke miratuar në mënyrë proaktive rregullat, rregulloret dhe standardet përkatëse.

 

Ekspertët dhe këshilltarët politikë kombëtarë thanë se këto përpjekje provojnë sërish angazhimin e Kinës për t'u integruar më tej në ekonominë globale dhe për të tërhequr më shumë investime të huaja.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Përveç sigurimit të të drejtave dhe interesave legjitime të investitorëve të huaj, Kina do të krijojë një mjedis më të mirë biznesi për kompanitë e huaja këtë vit”,- deklaroi Zhou Mi, studiues në Akademinë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik me qendër në Pekin. Ai theksoi se një masë e tillë përshpejton krijimin e një tregu të unifikuar kombëtar.

 

Vitin e kaluar, qeveria prezantoi masa të reja politike për të inkurajuar kompanitë globale për të krijuar qendra kërkimi dhe zhvillimi në Kinë, bëhet e ditur në një raport të dorëzuar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, në sesionin e parë të Asamblesë së 14-të Kombëtare Popullore.

 

Wang Hao, president i “Siemens Healthineers China”, një ofrues gjerman i pajisjeve të kujdesit shëndetësor, tha se vendosmëria e palëkundur e Kinës për të zgjeruar hapjen e nivelit të lartë e ka inkurajuar kompaninë të thellojë integrimin e saj në rritjen ekonomike të vendit.

 

Me 3 miliardë juanë (434.32 milionë dollarë) investim, “Siemens Healthineers” pritet të hapë një fabrikë diagnostikimi laboratorik në Shangai gjatë këtij viti. Sipas tij, ky veprim jo vetëm që do të forcojë zinxhirin e industrisë vendase, por gjithashtu do të kontribuojë në zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së kujdesit shëndetësor në Kinë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Raymund Chao, anëtar i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe kryetar i konsulencës globale “PwC” për Azi-Paqësorin dhe Kinën, tha se ekonomia digjitale, zhvillimi i gjelbër dhe inovacioni teknologjik janë bërë motorë të rinj për të përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike globale.

 

Për shkak të shkallës së lartë të rritjes të arritur nga kompanitë kineze në këto fusha, Kina pritet të luajë një rol më të madh në tërheqjen e talenteve globale dhe investimeve të huaja në këto fusha në fazën e ardhshme, tha ai.

 

Përveç tërheqjes së investimeve të huaja, hapja e nivelit të lartë të Kinës do të ofrojë udhëzime strategjike dhe mbështetje politike për korporatat shumëkombëshe kineze që të bëhen marka kryesore globale, tha Ding Shizhong, anëtar i Komitetit Kombëtar të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe kryetar i bordit të “Anta Group”, një prodhues i veshjeve sportive me bazë në Jinjiang, në provincën kineze Fujian.