Miratohet Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2023-2025
2023-03-08 11:00:53

Foto nga RTSH

Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2023-2025. Plani, i cili bëhet i ditur nga “RTSH.al”, parashikon që ministri i Shtetit, njëkohësisht kryenegociator, ngarkohet të bashkërendojë dhe të monitorojë zbatimin e planit me ministrat dhe/ose drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për kryesimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin europian, si dhe negociatorin përgjegjës të secilit kapitull.

Ministri i Shtetit dhe kryenegociator ngarkohet të raportojë çdo 3 muaj në Këshillin e Ministrave për ecurinë e zbatimit të planit 2023-2025.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me ministrin e Shtetit dhe kryenegociator, do të monitorojnë përfshirjen nga ministritë dhe institucionet e tjera qendrore në programin buxhetor afatmesëm të nevojave financiare për zbatimin e përparësive afatshkurtra dhe afatmesme, të parashikuara në plan. (Elona)