Michael Spence bisedon për perspektivën e ekonomisë kineze
2023-03-07 09:20:37

Në raportin e punës së qeverisë, kryeministri kinze Li Keqiang paraqiti objektivin e rritjes 5 % të PBB-së kineze në vitin 2023. Gjatë një interviste për CGTN-in, Michael Spence, fituesi i Çmimit "Nobel" për Ekonominë, tha se rihapja e Kinës është një shenjë shumë pozitive për ekonominë globale dhe do të sjellë lehtësimin e kufizimeve të furnizimit që kanë shkaktuar inflacionin e ekonomisë globale. Ai parashikoi gjithashtu se rritja e ekonomisë kineze do të përshpejtohet në një kohë relativisht të shkurtër.