Një tjetër tren mallrash doli nga shinat në Ohio, SHBA
2023-03-07 10:16:24

Foto nga VCG

Një tren mallrash doli nga shinat në Springfield Township, në kontenë Clark, në Ohio, SHBA, njoftuan autoritetet lokale në një përditësim në “Facebook”, citon “Xinhua”.

Përafërsisht 20 nga 212 vagonë në trenin Norfolk Southern dolën nga shinat, mes tyre katër cisterna të identifikuara me materiale jo të rrezikshme.

Personeli i urgjencës nxitoi në vendngjarje dhe një ekip po identifikon shkakun e incidentit. Nuk ka asnjë indikacion për ndonjë lëndim apo rrezik për shëndetin publik në këtë moment.

Guvernatori i Ohio-s, Mike DeWine, shkroi në “Twitter” se nuk besohet të jenë përfshirë materiale të rrezikshme në daljen nga shinat e trenit në Springfield Township.

DeWine shkroi gjithashtu se presidenti amerikan dhe sekretari i tij i Transportit e kishin kontaktuar për t'i ofruar ndihmë nga qeveria federale.

Incidenti erdhi një muaj pasi një tren i Norfolk Southern që transportonte kimikate të rrezikshme doli nga shinat në Ohio. Dalja e trenit nga shinat, që ndodhi natën e 3 shkurtit, përfshiu 11 autocisterna që mbanin materiale të rrezikshme, që më pas morën flakë dhe dëmtuan 12 vagonë të tjerë të padalë nga shinat. (Fatosi)