Kongresi i Parë i Shëndetësisë, Rama: Nga 30 prilli mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë plus çdo muaj
2023-03-07 09:39:27

Foto nga RTSH

Mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë plus çdo muaj mbi rrogën e tyre bazë duke nisur nga 30 prilli 2023, deklaroi kryeministri Edi Rama në Kongresin e Parë të Shëndetësisë që po mbahet në Tiranë, shkruan “RTSH”.

Rama tha se me këtë rritje pagat e mjekëve specialistë rriten goxha krahasuar me pagat në rajonin e Ballkanit dhe barazohen me ato të Serbisë.

Rritje të pagës do të kenë edhe mjekët e përgjithshëm dhe infermierët me 7%, një premtim që kryeministri u zotua ta zbatonte.

Gjatë fjalës së tij, Rama ngriti edhe problematikën e eksodit të bluzave të bardha.

“Nuk do të lejohet më që mjekët dhe infermierët që shkollohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe të shkojnë të punojnë në Gjermani sapo të marrin diplomën në dorë”,- tha Rama, ndërsa shtoi se kjo problematikë do të adresohet që të marrë zgjidhjen e duhur. (Fatosi)