Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës rishikon punën e bërë gjatë pesë vjetëve të fundit
2023-03-07 20:11:49

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës dhe Komiteti i Përhershëm i saj hartuan 47 ligje dhe kryen 111 raunde rishikimi të ligjeve ekzistuese gjatë pesë vjetëve të fundit, tha Li Zhanshu, kryetari i Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 13-të të APK-së të martën.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Ai mbajti një raport pune në emër të Komitetit të Përhershëm të AKP-së në mbledhjen  e dytë plenare të sesionit të parë të legjislaturës së 14-të të APK-së në Pekin.

Li tha se organi më i lartë ligjvënës i Kinës bëri ose miratoi 53 interpretime ligjore, vendime e rezoluta mbi çështje të rëndësishme ligjore, shqyrtoi 19 projektligje e vendime që ende nuk ishin miratuar, dëgjoi e diskutoi 182 raporte pune dhe kreu 11 kërkime të posaçme e 33 hetime të posaçme.

Sipas tij, të 2 282 propozimet dhe të 43 750 sugjerimet nga deputetët e AKP-së janë trajtuar dhe 98 për qind e deputetëve janë të kënaqur me rezultatet. Li shtoi se Komiteti i Përhershëm i AKP-së ratifikoi gjithashtu 36 traktate e marrëveshje thelbësore dhe emëroi e hoqi 1 515 zyrtarë sipas ligjit.