Qin Gang: Akuza për "kurth borxhi" nuk mund t'i bëhet Kinës
2023-03-07 15:48:35

VCG

VCG

Në konferencën e shtypit të "dy sesioneve", ministri i Jashtëm kinez Qin Gang u shpreh se nisma "Një brez, një rrugë" e propozuar nga Kina është një produkt publik i ofruar për tërë botën. Një produkt i tillë me cilësi të lartë, i qëndrueshëm dhe me përfitime të ndërsjella është përshëndetur gjerësisht, duke tërhequr deri tani pjesëmarrjen e tre të katërtave të vendeve të botës dhe 32 organizatave ndërkombëtare. Brenda dhjetë vjetëve, "Një brez, një rrugë" ka thithur investime me vlerë prej afro 1 trilion dollarësh, ka krijuar mbi 3 000 projekte bashkëpunimi dhe ka ofruar 420 mijë vende pune, duke ndihmuar afro 40 milionë veta të dalin nga varfëria.

Qin Gang u shpreh në vijim se akuza për të ashtuquajturin "kurth i borxhit" nuk mund t'i bëhet Kinës. Sipas të dhënave statistikore, afro 80 % e borxheve sovrane të vendeve në zhvillim lidhet me institucionet financiare dhe kreditorët komercialë, që janë burimi më i madh i borxhit të vendeve në zhvillim. Vitin e kaluar, rritja e shpejtë e normës së interesit në ShBA shkaktoi largimin e kapitalit të huaj nga vendet e ndryshme, duke përkeqësuar problemin e borxhit të këtyre vendeve.(Xu Guang)

VCG

VCG