Sindikata britanike pezullon grevat e ambulancave për bisedime me qeverinë
2023-03-07 15:21:55

Foto nga VCG

Sindikata “Unite” e Britanisë njoftoi se kishte pezulluar grevat e punonjësve të ambulancës të planifikuara për të hënën dhe të mërkurën për të hyrë në bisedime për pagat me qeverinë, shkruan “CGTN”.

Lëvizja nga “Unite” pason njoftimin të premten nga dy sindikata të tjera, “GMB” dhe “Unison”, se ata kishin ndalur gjithashtu grevat e ambulancave kombëtare për të mbajtur bisedime në një mosmarrëveshje mujore mbi pagat.

“Pas garancive të mëtejshme nga qeveria gjatë fundjavës, “Unite” ka rënë dakord me mirëbesim të ndalojë grevat. Nëse takimi nuk i plotëson garancitë, grevës do të rifillojë”,- tha kreu i operacioneve të sindikatës, Gail Cartmail.

“Unite” njoftoi se garancitë lidheshin me konfirmimin se çdo marrëveshje do të përfshinte fonde të reja, në vend që të ushtronte presion mbi buxhetet ekzistuese. (Fatosi)