Plani mbi reformimin e institucioneve të Këshillit të Shtetit të Kinës paraqitet për shqyrtim
2023-03-07 20:30:35

Këshilli i Shtetit i Kinës, qeveria kineze, paraqiti të martën për shqyrtim një plan mbi reformimin e institucioneve të tij, në sesionin e parë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Foto: VCG

Foto: VCG

Pikat e planit janë:

Kina planifikon të ristrukturojë Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë për të ndarë më mirë burimet për të kapërcyer sfidat në teknologjitë kyçe e thelbësore dhe për të lëvizur më shpejt drejt një vetëmbështetjeje më të madhe në shkencë dhe teknologji.

Kina do të thellojë reformën e mekanizmit të saj të rregullimit financiar vendor.

Komisioni Rregullator i Sigurimeve i Kinës do të bëhet një agjenci qeveritare e jo një institucion publik, në varësi të drejtpërdrejtë të Këshillit të Shtetit.

Kina do të çojë përpara reformën e degëve të Bankës Popullore, banka qendrore kineze.

Kina do të përmirësojë mekanizmin rregullator të kapitalit financiar shtetëror.

Kina do të njësojë dhe standardizojë menaxhimin e personelit të organeve rregullatore financiare.

Kina do të themelojë një zyrë kombëtare të të dhënave. Zyra e propozuar, që do të administrohet nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës, do të përgjigjet për nxitjen e zhvillimit të institucioneve themelore lidhur me të dhënat, koordinimin e integrimit, ndarjes, zhvillimit dhe aplikimit të burimeve të të dhënave dhe nxitjen e planifikimit dhe ndërtimit të një Kine Digjitale, ekonomisë digjitale dhe një shoqërie digjitale, ndër të tjera.

Kina do të përmirësojë funksionet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Kina do të përmirësojë mekanizmin e punës së kujdesit ndaj të moshuarve për të zbatuar strategjinë proaktive kombëtare si reagim ndaj plakjes së popullsisë dhe për të zgjeruar shërbimet bazë të kujdesit ndaj të moshuarve për të mbuluar të gjithë shtetasit e moshuar.

Kina do të përmirësojë mekanizmin e menaxhimit për të drejtat e pronësisë intelektuale për të përmirësuar krijimin, zbatimin, mbrojtjen dhe menaxhimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Administrata Kombëtare e Ankesave dhe e Propozimeve Publike do të bëhet nga një nënzyrë e përgjithshme e Këshillit të Shtetit në një institucion në varësi të drejtpërdrejtë nga  Këshilli i Shtetit.

Institucionet shtetërore të Kinës në nivel qendror do të zvogëlojnë personelin e tyre me 5 për qind.