Foto: VCG
Kina ka ulur në mënyrë efektive krimet e rënda të dhunshme dhe krimet që lidhen me armët, lëndët shpërthyese dhe drogën gjatë pesë vjetëve të fundit, tha të martën Zhang Jun, prokuror i përgjithshëm i Prokurorisë së Lartë Popullore të Kinës, në një raport pune të mbajtur në mbledhjen e dytë plenare të sesionit të parë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
Rreth 814 mijë veta u ndoqën penalisht për krime të tilla gjatë kësaj periudhe pesëvjeçare, me një rënie 31.7 për qind në krahasim me pesë vjetët e mëparshëm, thuhet në raportin e paraqitur për shqyrtim të martën në sesion.
Sipas raportit, Kina ka përdorur gjithnjë e më shumë padi gjyqësore me interes publik për të mbrojtur mjedisin natyror.
Gjatë pesë vjetëve të fundit, organet kineze të prokurorisë kanë trajtuar 395 000 raste gjyqësore me interes publik që kanë lidhje me mbrojtjen ekologjike dhe të burimeve natyrore, me një rritje mesatare vjetore 12.5 për qind, thuhet në raport.
Aty u përmend gjithashtu se autoritetet e prokurorisë të Kinës do të përdorin plotësisht sundimin e ligjit për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë në vitin 2023. (Li Huailiang/Artan)