Siguria energjetike, tranzicioni në dominimin e forumit energjetik “CERAWeek”
2023-03-07 11:43:49

Foto nga VCG

Me temën “Në drejtimin e një bote të trazuar: Energjia, Klima dhe Siguria”, forumi global i energjisë me ndikim “CERAWeek” filloi të hënën në Houston, SHBA, duke u fokusuar në sfidat e dyfishta të përmbushjes së energjisë në rritje në botë dhe kërkesës për të reduktuar emetimet.

“Industria globale e energjisë po përballet me një rrëmujë të pasigurisë dhe ndryshimit”, bëri të ditur organizatori “S&P Global”.

Viti 2022 dëshmoi rritje të çmimeve të naftës, ndërprerje të thellë të zinxhirit të furnizimit, si dhe vështirësi ekonomike, të nxitura nga pandemia globale, konflikti Rusi-Ukrainë dhe tensionet në rritje gjeopolitike. Të gjitha të kombinuara për të sjellë përsëri në plan të parë sigurinë energjetike.

“Ndërsa industria globale e energjisë mblidhet për të eksploruar strategji dhe zgjidhje të reja mes turbullirave, projektimi i sistemeve të energjisë në botë për një të ardhme më të ulët të karbonit mbetet parësor”, bëri të ditur organizatori.

Më shumë se 7000 pjesëmarrës duke përfshirë politikëbërës, udhëheqës të industrisë, drejtues të kompanive, investitorë dhe studiues nga mbi 80 vende dhe rajone anembanë botës pritet të marrin pjesë në “CERAWeek”. (Fatosi)