ShBA-ja: Sulmet kundër komuniteteve dhe individëve hebrenj kanë arritur nivelin më të lartë në histori
2023-03-07 17:06:26

Foto nga VCG

CNN raportoi të premten se në ShBA, sulmet, vandalizmi dhe ngacmimet kundër komuniteteve dhe individëve hebrenj kanë arritur nivelin më të lartë në histori.

Sipas të dhënave  të fundit vjetore të Lidhjes kundër Shpifjes, 2717 incidente antisemitike u raportuan në vitin 2021, nga 2 026 në vitin 2020, me një rritje prej 34 %.

Jo shumë kohë më parë, zyrtarët amerikanë paralajmëruan se një valë antisemitizmi ishte në rritje në Evropë, po pak prej tyre prisnin të përballeshin me probleme të ngjashme në ShBA. Vala e fundit e sulmeve dhe e frikësimit të hebrenjve në ShBA, si dhe kërcënimet e përshkallëzuara kundër zyrtarëve të zgjedhur vendorë, kanë filluar të krijojnë një krizë shoqërore që kërcënon integritetin e zgjedhjeve amerikane, dhe zyrtarët publikë që punojnë për zgjedhjet kanë pësuar sulme të paprecedenta. (Çang Çuo)