Tragjedia hekurudhore në Greqi, 6 shqiptarë mes viktimave, Shqipëria në ditë zie
2023-03-06 10:43:18

Foto nga RTSH

Shqipëria mbajti të dielën zi kombëtare, duke ulur flamurin kombëtar në gjysmë shtizë, në shenjë dhembjeje, nderimi dhe respekti ndaj të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë, njofton “RTSH”.

Në institucionet shtetërore flamujt kombëtarë u ulën në gjysmë shtizë.

Përplasja e dy trenave në Greqi, mbrëmjen e 28 shkurtit, u mori jetën të paktën 57 personave dhe la me dhjetëra të plagosur.

Hetimet deri më tani kanë treguar se aksidenti ka ndodhur për shkak të gabimit njerëzor. (Fatosi)