Foto: VCG
Zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës Zhao Chenxin tha të hënën në një konferencë shtypi se ekonomia kineze ka pasur në vitin 2022 përgjithësisht një performancë të mirë. Vitin e kaluar, PBB-ja e Kinës i tejkaloi 120 trilionë juanët, me një rritje prej 6.1 trilionë juanësh, sa PBB-ja vjetore e një vendi me madhësi të mesme. Përballë inflacionit më të lartë global gjatë më shumë se 40 vjetëve, CPI-ja e Kinës u rrit 2 për qind. U krijuan 12.06 milionë vende pune urbane, më shumë se objektivi i planifikuar, ndërsa bilanci ndërkombëtar i pagesave ruajti një ekuilibër bazë. Njëkohësisht, u rrit edhe cilësia e zhvillimit dhe u shpejtuan ritmet e rregullimit strukturor të sektorëve, rajoneve, investimeve, tregtisë etj. U nxit me qëndrueshmëri zhvillimi me qarkullim të gjelbër dhe karbon të ulët. U konsoliduan rezultatet e zhdukjes së varfërisë, u përmirësua në mënyrë të vazhdueshme sistemi i sigurimeve shoqërore dhe u forcua niveli i shërbimeve publike e baza e zhvillimit të sigurimeve. Gjithashtu, vazhdoi të forcohej aftësia e garantimit të zinxhirëve të furnizimit dhe të zinxhirëve të rëndësishëm industrialë.
Foto: VCG
Zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës tha gjithashtu se sivjet Kina do të ndërthurë strategjinë e zgjerimit të kërkesës së brendshme me reformën strukturore në fushën e ofertës, duke çliruar më tej potencialin e konsumit të banorëve. Kina do të nxitë formimin sa më shumë dhe sa më shpejt nga investimet të kapaciteteve të punës praktike dhe do të zbatojë thellësisht strategjinë e zhvillimit të drejtuar nga inovacioni, duke përshpejtuar krijimin e një sistemi sektorësh modernë. Kina po ashtu do të ofrojë, drejtojë e krijojë llojet e reja të kërkesës me produkte e shërbime cilësore, si edhe do të nxitë ofertën e kërkesën me një qarkullim të mirë të nivelit më të lartë. (Li Huailiang/Artan)