Kina duhet të parandalojë dhe të zbutë në mënyrë efektive rreziqet e mëdha ekonomike e financiare që lidhen me tregun e pasurive të paluajtshme dhe borxhin e pushtetit vendor në vitin 2023, sipas raportit të punës së qeverisë të paraqitur të dielën në Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës për shqyrtim.
Analistët kanë vënë re se në raportin e punës të sivjetëm u përmendën më shumë rreziqet ekonomike dhe financiare, që nuk u diskutuan në mënyrë specifike në raportin e punës vitin e kaluar.
Foto: VCG
"Në këtë fazë, rreziqet ekonomike dhe financiare përfshijnë kryesisht rreziqet në tregun e pasurive të paluajtshme, institucionet financiare të vogla e të mesme dhe borxhin e organeve të pushtetit vendor," tha për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) Bruce Pang, kryeekonomist dhe kreu i kërkimeve për zonën e Kinës së Madhe i kompanisë JLL.
"Në përgjithësi, ato janë të kontrollueshme, të parandalueshme e të menaxhueshme," shtoi Pang.
Sipas këtij raporti, për tregun e pasurive të paluajtshme duhen bërë përpjekje për të parandaluar zgjerimin “e parregulluar”, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.
Foto: VCG
Në raport u premtua gjithashtu se “do të sigurohet parandalimi dhe zbutja në mënyrë efektive e rreziqeve në sipërmarrjet kryesore cilësore të pasurive të paluajtshme ".
Li Yujia, kryestudiuesi i Qendrës së Studimit të Politikave të Strehimit pranë Institutit të Planifikimit të provincës Guangdong të Kinës Jugore tha: "Politika synon të garantojë që sipërmarrjet kryesore cilësore të pasurive të paluajtshme të stabilizohen, gjë që është baza e sektorit dhe e tregut".
Sipas raportit, Kina do të përpiqet të parandalojë dhe zbutë rreziqet e borxhit të pushtetit vendor.
Organet e pushtetit vendor duhet të përmirësojnë mekanizmin e monitorimit dhe të frenojnë me vendosmëri rritjen e borxhit, tha Pang. Më tej ai shtoi:
"Në një perspektivë më afatgjatë, ne duhet të bëjmë përpjekje për të rritur të ardhurat, duke zvogëluar shpenzimet." (Li Huailiang/Artan)