Shpenzimet e mbrojtjes të Kinës synojnë vetëm mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, sigurisë dhe interesave të zhvillimit, u shpreh të hënën Tan Kefei, zëdhënësi i delegacionit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe Forcave të Policisë së Armatosur Popullore në sesionin e parë të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.
Foto: VCG
Shpenzimet e planifikuara për mbrojten sivjet do të jenë 1.5537 trilionë juanë (rreth 224.79 miliardë dollarë), me një rritje vjetore 7.2 për qind, sipas raportit mbi projektbuxhetet qendrore e vendore të paraqitura në sesionin e organit më të lartë ligjvënës kombëtar.
Kina ka ruajtur një rritje të arsyeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, për të forcuar aftësitë mbrojtëse me të njëjtin ritëm me rritjen ekonomike, theksoi zëdhënësi. (Li Huailiang/Artan)