Pogradec, këtë vit 20% më shumë turistë se vitin e kaluar
2023-03-06 15:38:40

Foto nga RTSH

Pogradeci mbetet gjithmonë një destinacion i preferuar, jo vetëm në verë, por edhe në dimër, shkruan “RTSH”.

Sipas autoriteteve lokale, edhe ky sezon turistik dimëror ka qenë i suksesshëm.

Referuar të dhënave nga operatorët turistikë, numri i vizitorëve në Pogradec krahasuar me vitin e kaluar, ka qenë 20 për qind më i madh.

Mjaft të preferuar kanë qenë fshatrat turistikë të Tushemishtit dhe Linit, pranë qytetit.

Vetëm fshati Tushemisht ka një kapacitet akomodues hotelerie që shkon deri në 800 vende, ndërkohë që vitet e fundit ka pasur rritje të kapacitetit akomodues edhe në fshatin Lin, kryesisht me hapjen e bujtinave të reja. (Fatosi)