Gjermania zëvendëson plotësisht gazin rus
2023-03-06 14:54:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjermania ka kompensuar humbjen e dërgesave të gazit rus, falë një rritjeje të madhe të importeve nga Norvegjia, Holanda dhe Belgjika, pasi Moska zyrtare ndërpreu furnizimet me gaz vitin e kaluar, shkruan “ATSH”.

Mesatarisht 26 teravat orë gaz natyror në muaj mbërriti në Gjermani nga Norvegjia nga viti 2017 deri në fund të shkurtit 2022.

Por pas shkurtimeve ruse, kjo sasi u rrit në 41 teravat orë.

Ndërkohë, importet neto nga Holanda u rritën në 25 teravat orë, ndërsa flukset e gazit nga Belgjika u rritën në rreth 23 teravat në muaj mesatarisht nga shtatori.

Agjencia Federale e Rrjetit vazhdon ta vlerësojë furnizimin me gaz të Gjermanisë si të qëndrueshëm.