Gati 200 organizata ndërkombëtare, letër OKB-së për të hetuar shkeljen e të drejtave të abortit në ShBA
2023-03-06 12:53:04

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të 2 marsit të gazetës britanike "The Guardian", rreth 200 organizata ndërkombëtare dhe ekspertë për të drejtat e njeriut i kanë shkruar bashkërisht OKB-së, duke i kërkuar që të ndërhyjë në shkeljen e të drejtave të abortit nga ShBA-ja.

Sipas përmbajtjes së letrës të marrë nga "The Guardian", ekspertët dhe organizatat citojnë të dhëna sipas të cilave, qysh kur u përmbys e drejta kushtetuese për abort në ShBA  në qershor 2022, rreth 22 milionë gra jetojnë në shtete amerikane që e kanë ndaluar abortin. Kufizimet e abortit u privojnë "grave autonominë mbi trupin e vet dhe mohojnë dinjitetin dhe barazinë e aftësisë për të mbetur shtatzënë", dhe në disa raste madje rrezikojnë jetën e shëndetin e grave. Përmbysja e garancisë kushtetuese për të drejtën e gruas për abort shkel detyrimet ndërkombëtare të ShBA-së si anëtare e OKB-së. Ekspertët nga nënshkruesit e letrës së përbashkët thanë se ishte "ironike" që ShBA-ja gjithmonë dënon vendet e tjera për shkelje të të drejtave të njeriut, por  shmang hetimin ndërkombëtar për gjendjen e të drejtave të njeriut në ShBA. (Çang Çuo)