Kina synon zhvillimin me cilësi të lartë në rrugën drejt modernizimit
2023-03-06 11:33:36

Foto nga Xinhua

Në një takim me medien të dielën, Shan Zenghai, deputet i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) dhe kryeinxhinier në Grupin e Makinerive të Ndërtimit të Xuzhou-ut, njoftoi se kompania e tij tani ka të drejta të plota të pronësisë intelektuale për të gjithë përbërësit kyç të vinçave të saj për të gjitha terrenet, duke i dhënë nxitje zhvillimit me cilësi të lartë të Kinës.

Disa orë më vonë, ky deputet i AKP-së nga delegacioni i provincës Jiangsu të Kinës Lindore mirëpriti një deputet të rëndësishëm, presidentin Xi Jinping, në sesionin e parë të legjislaturës së 14-të të AKP-së në Pekin.

Gjatë diskutimit në grup, Xi theksoi rëndësinë e kërkimit të zhvillimit me cilësi të lartë, duke e quajtur atë detyrën "parësore dhe më të rëndësishme" në përpjekjet për modernizimin e Kinës.

Kina synon të arrijë një rritje më të shpejtë ekonomike në rreth 5 për qind me një cilësi më të mirë zhvillimi në vitin 2023, ndërsa ekonomia e dytë më e madhe e botës po mëkëmbet dhe po vazhdon përpjekjet e modernizimit.

Foto nga Xinhua

Si një prej nxitëseve të rritjes ekonomike të Kinës, provinca Jiangsu është bërë një pararojë në përpjekjet për modernizimin e vendit. Në vitin 2022, PBB-ja e kësaj province arriti në 12.28 trilionë juanë (1.77 trilionë dollarë), me një rritje prej 2.8 për qind krahasuar me vitin pararendës, dhe prodhimi i saj ekonomik zuri 10.2 për qind të vëllimit të përgjithshëm të vendit.

Gjatë diskutimeve të së dielës, Xi pohoi atë që ka arritur Jiangsu gjatë pesë vjetëve të fundit dhe i bëri thirrje kësaj province të vazhdojë të drejtojë në rrugën e zhvillimit me cilësi të lartë.

Zgjedhja e Xi Jinping-ut si deputet i AKP-së i provincës Jiangsu në legjislaturën e 14-të është interpretuar gjerësisht si provë e rëndësisë së madhe që udhëheqja e lartë i kushton rrugës kineze të modernizimit dhe ngritjes së një modeli të ri zhvillimi, një përparësi që ai e theksoi gjatë një turneu inspektimi në vitin 2020.

Në rrugën e zhvillimit me cilësi të lartë, Kina po shton gjithashtu risitë teknologjike si shtytëse kryesore të rritjes.

Duhet të vijojmë të bëjmë përpjekje për të ndërtuar qendra industriale të inovacionit shkencor e teknologjik me ndikim botëror, tha Xi gjatë diskutimeve. 

Ai theksoi gjithashtu se qëllimi përfundimtar i nxitjes së zhvillimit me cilësi të lartë është lumturia e mirëqenia e popullit.