< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Xi Jinping-u viziton anëtarë të KKPPK-së dhe merr pjesë në diskutimin e sesionit vjetor
2023-03-06 20:36:28

Presidenti i Kinës Xi Jiping vizitoi të hënën pasdite anëtarët e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) nga Shoqata e Ndërtimit Kombëtar Demokratik e Kinës dhe Federata Mbarëkineze e Industrisë dhe e Tregtisë, që po marrin pjesë në sesionin e parë të Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, ishte i pranishëm në mbledhjen e tyre në grup dhe dëgjoi komentet e sugjerimet e tyre.

Në prag të Festës Ndërkombëtare të Grave, Xi Jinping-u, në emër të Komitetit Qendror të PKK-së, u dërgoi urime të sinqerta deputeteve, përfaqësueseve dhe anëtareve femra të stafit që po marrin pjesë në dy sesionet, grave të kombësive e qarqeve të ndryshme të Kinës, grave në rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut e Makaos dhe provincën e Tajvanit, si dhe bashkatdhetareve kineze jashtë vendit. (Li Huailiang/Artan)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree