Ekonomia e Kinës në vitin 2023, besim dhe masa - Rritja e qëndrueshme ekonomike dhe shtimi i besimit
2023-03-06 20:28:13

Pas tre vjetëve të pandemisë, ekonomia kineze u kthye në rrugën e rritjes së shpejtë. Në një kompani për prodhimin e enëve të kuzhinës në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, linja e prodhimit të tenxhereve inteligjente po punon me shpejtësi të plotë. Kompania ka rifilluar tregtinë të jashtme dhe produktet po shiten jashtë Kinës. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Chen Helin, kryetari i kompanisë së enëve të kuzhinës ASD:

Prodhimi ynë ka rifilluar plotësisht. Klientët ndihen të qetë kur shohin se mund të garantohet furnizimi nga Kina.

Xu Yan, zv.presidenti i kompanisë "Tencent":

Vitet e fundit, mund të ndiejmë thellësisht se qeveria ka shtuar përpjekjet për të krijuar një mjedis biznesi të klasës së parë dhe ka publikuar një sërë masash mbështetëse për sipërmarrjet private. 

Yao Aiping, pronare dyqani:

Në këta dy vjet kemi shijuar uljen e ndryshme të taksave me vlerë prej 80 mijë juanësh, gjë që ka lehtësuar presionin mbi biznesin tonë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Përveç mbështetjes së sipërmarrjeve private, Kina ka marrë masa të ndryshme, si nxitja e konsumit, zgjerimi i kërkesës së brendshme, përshpejtimi i ndërtimit të sistemit modern industrial dhe tërheqja e investimeve të huaja, duke i dhënë impuls të ri rritjes ekonomike. 

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Vazhdueshëm, Enriko Ceko, vëren:

Masat për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe garantimin e zhvillimit, tregu i hapur, potencialet e mëdha ekonomike, zhvillimi i vrullit të rritjes, reforma e thelluar gjithëpërfshirëse, masat e tjera të makrokontrollit të zbatuara nga qeveria kineze, si edhe reagimi aktiv ndaj epidemisë, këto të gjitha do t'u sjellin ekonomisë kineze, ekonomisë rajonale dhe asaj botërore energji më të shëndetshme zhvillimi.

Foto: VCG

Foto: VCG

Me zhvillimin e sesionit vjetor të organit më të lartë të pushtetit shtetëror të Kinës, objektivat e rritjes ekonomike, masat dhe politikat e reja në vitin e ri e çështje të tjera, kanë tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë Kinës.

Vicentiu Gheorghe, president nderi i Shoqatës ChinaRo:

Shumë institucione ekonomike ndërkombëtare kanë parashikuar se, me mbylljen e dy sesioneve të vitit 2023, qeveria kineze do të marrë një sërë politikash dhe masash të reja për të nxitur rritjen ekonomike. Pritet që ekonomia e Kinës të rimëkëmbet në të gjitha aspektet. Roli i ekonomisë kineze si përshpejtuese e rritjes së ekonomisë botërore, është i pazëvendësueshëm.

Francesco Maringiò, kryetari i Shoqatës italo-kineze për promovimin e Rrugës së Re të Mëndafshit:

Sipas një sondazhi të bërë nga Banka e Amerikës me investitorët kryesorë, në disa muajt e ardhshëm, recesioni global do të jetë i moderuar, për shkak të rihapjes së Kinës dhe rritjes ekonomike të sjellë nga kjo. (Li Huailiang/Artan)