Tragjedia hekurudhore në Greqi, kryeministri Mitsotakis kërkon falje publike
2023-03-06 15:44:08

Foto nga VCG

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u ka kërkuar falje publike të afërmve të viktimave pas aksidentit tragjik mes dy trenave, që mori jetën 57 personave në Tempe, shkruan “RTSH”.

“Si kryeministër, u detyrohem të gjithëve, veçanërisht familjarëve të viktimave, të kërkoj falje. Sigurisht që ua kam borxh të gjithëve, por mbi të gjitha të afërmve të viktimave, një ndjesë e madhe, aq personale, aq edhe në emër të të gjithë atyre që drejtuan vendin prej vitesh”,- deklaroi kryeministri grek.

Sipas tij, në Greqinë e vitit 2023 nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe mos të vihet re nga askush. “Ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor”,- tha Mitsotakis.

Për ngjarjen ka pasur protesta të mëdha në të gjithë Greqinë, ku irritimi i turmës i është drejtuar kryesisht kompanisë hekurudhore dhe paaftësisë së autoriteteve për të operuar siç duhet rrjetin hekurudhor të vendit.

Për ngjarjen drejtuesi i stacionit në Larisa ka marrë përgjegjësinë për faktin se dy trenat kanë qenë në të njëjtën binar dhe janë përplasur.

59-vjeçari u arrestua menjëherë pas aksidentit dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia. (Fatosi)